Aktualitet

Siguria në portën e aeroportit, dera mund të hapet edhe me ‘dorë’ (Foto)

10 Prill 2019, 13:48 Nga DOSJA
Siguria në portën e aeroportit, dera mund të hapet edhe me

TIRANË– Një ditë pas grabitjes së 10 milionë eurove nga aeroporti i Rinasit, gazetari Armand Bajrami është rikthyer në vendngjarje.

Me anë të një fotoje të postuar në Facebook, gazetari ka postuar “masat e rrepta” të sigurisë që ishin marrë ndaj portës ku edhe kishin hyrë katër autorët e grabitjes.

Siç edhe duket nga foto e mësipërme, porta është e siguruar vetëm me një zinxhir hekuri, që nuk përmbën asnjë problem për një grup të strukturuar që ka planifikuar një grabitje prej 10 milionë dollarësh.

Postimi i plotë:

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas tirane vrasja e admir muratajt admir murataj grabitja ne rinas tirane vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll