Aktualitet

Dalin pamjet e reja, si hynë në pistën e Rinasit 4 grabitësit me furgonin e bardhë (FOTO)

10 Prill 2019, 13:24 Nga DOSJA

TIRANË- Të tjera pajme janë bërë publike për grabitjen e Riansit dhe tregohet mënyra se si kanë vepruar grabitësit që arritën të marrin një sasi gati 10 milionë euro.

News 24  ka bërë publike disa foto të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë së aeroportit, ku shihen grabitësit teksa futen në pistë.

 

Ata janë me frugonin e bardhë dhe një prej tyre ka dalë nga dera e pasagjerit dhe me një mjetë prerës të madh ka thyer çelësin e derës së zjarrfikëses dhe më pas furgoni futet brenda.  Më pas ata qetësisht janë futur në pistë dhe më pas kanëa arritur që të kryejnë grabitjen.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas vjedhja e 10 milione eurove admir murataj grabitja ne rinas vjedhja e 10 milione eurove

Sondazh

Poll