Aktualitet

Vila e Admir Muratit, Berisha: Ishte gjoja në kërkim, por pasuria s’i prekej se prëgatiste vjedhjen elektorale të radh

10 Prill 2019, 13:13 Nga DOSJA
Vila e Admir Muratit, Berisha: Ishte gjoja në kërkim, por pasuria

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për grabitjen në Rians, ku shkruan se Murataj ishte në kërkim, por paruria e tij nuk i prekej.

Teksa ka publikuar një foto të vilës së tij, Berisha shton se kjo pasuri nuk i prekej pasi po përgatiste vjedhjen elektorale të radhës.

“Ishte gjasme ne kerkime per vjedhje te medha parash te meparshme. Por pasuria nuk i prekej se do pregatiste vjedhjen elektorale te radhes. Nje falenderim mediave greke qe njoftuan shqiptaret se i vrari ishte Murataj perndryshe do mbetej mister ne arkivat e narkopartise”, shkruan Berisha.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas sali berisha vila e admir muratit vrasja e admir muratit grabitja ne rinas sali berisha vila e admir muratit vrasja e admir muratit

Sondazh

Poll