Aktualitet

“Je grua dhe pështyma të bën krejt banale”/ Braçe flet me gjuhë seksiste ndaj komentueses: Shkruaj shqip se pastaj të

16 Gusht 2020, 08:27 Nga DOSJA
“Je grua dhe pështyma të bën krejt banale”/

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur me një gjuhë seksiste dhe banale ndaj një komentuese, teksa kanë diskutuar për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Komentuesja i ka kërkuar Erion Braçes që mos shenjëstrojë vetëm Sali Berishën, por të merret edhe me refuzimet që BE-ja i ka bërë Shqipërisë.

“Ti mo në një vrimë i bie. Shiko ato refuzimet e BE-së, atë bëj dhe hajdutët e qeverisë. Nuk keni lënë gjë pa bërë.”, shprehet komentuesja.

Menjëherë Braçe, është shprehur se gjuhën nuk duhet ta përdorë për të mbledhur përshtymën. Sipas tij, kjo gjë e bën shumë banale një grua.

“Diana ti në fillim duhet të mësosh të shkruash shqip, pastaj të nisësh dhe të mendosh se gjuha nuk është një thjesht për të mbledhur përshtymën e lëshuar atje lart. Pastaj të kujtohesh që je grua dhe që pështyma të bën krejt banale. E në fund të kuptosh që një herë kursehesh, herët tjetër të vjen përgjigja që meriton patjetër” , shkruan Braçe. 

Ndërsa komentuesja i përgjigjet: “Sa për gjuhën besoj se është shumë herë më e sinqetë se e juaja. Dihet që e vërteta nuk iu pëlqen dhe sa për vlerësimet gjinore, s’të takon ty të më gjykosh. Po meqë e paske përmendur atë përgjigjen, jam kurioze ta di, vetëm jo me arrogancë dhe me madhështi pushteti, se vlerësoj inteligjencën si Erion”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet braçe debat me komentuesen erion brace braçe debat me komentuesen erion brace

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 06:48

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot ...