Aktualitet

Kishte mbushur furgonin me emigrantë të paligjshëm, kapet në Pogradec trafikanti i pabindur, si tentoi t’i shpëtonte Poli

16 Gusht 2020, 07:15 Nga DOSJA
Kishte mbushur furgonin me emigrantë të paligjshëm, kapet në

KORÇË- Vijon operacioni “Perimetri”. Policia bën me dije se në fshatin Blacë të Pogradecit, është arrestuar 35-vjeçari me inciale A.Sh. Ky i fundit u kap duke transportuar me një furgon 15 emigrantë të jashtëligjshëm. Ai tentoi t’i shpëtonte forcave të policisë, por si përfundim u arrestua.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte 15 emigrantë të paligjshëm dhe gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. SH., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25-vjeçari në pogradec operacioni perimetri arrestohet 25-vjeçari në pogradec operacioni perimetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 06:48

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot ...