Aktualitet

Kaos në Kapshticë, pala greke mbyll punën: Është plotësuar kuota, sot kaluan 300 qytetarë

16 Gusht 2020, 07:56 Nga DOSJA
Kaos në Kapshticë, pala greke mbyll punën: Është

KORÇË- Policia Kufitare në Korçë ka njoftuar sot se gjatë ditës nuk do të punojë më Dogana në Kapshticë. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se është plotësuar kuota prej 300 qytetarësh, të cilët kanë kaluar drejt Greqisë dhe tashmë nuk do lejohët të kalojë askush.

Sipas njoftimit bëhet me dije se pala greke ka pezulluar punën dhe do pritet mëngjesi i nesërm për të kaluar drejt Greqisë.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas. Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, njofton Policia.

Nga ana tjetër radha e makinave në Kapshticë sa vjen e shtohet, pasi shumë qytetarë presin të kalojnë drejt Greqisë. Dhe në Kakavijë situata paraqitet e rëndë, ku radha është kilometrike. Nga sot të gjithë ata që futen në Greqi do duhet që të izolohen për 7 ditë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqia mbyll doganen kaos ne kapshtice radha ne kapshtice greqia mbyll doganen kaos ne kapshtice radha ne kapshtice

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 06:48

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot ...