Aktualitet

Polonia mbylli fluturimet me Shqipërinë/ TIA jep njoftimin: Këto kategori mund të udhëtojnë drejt shtetit polak

16 Gusht 2020, 07:05 Nga DOSJA
Polonia mbylli fluturimet me Shqipërinë/ TIA jep njoftimin: Këto

TIRANË- Aeroporti i Rinasit ka dhënë sqarime për të gjithë kategoritë e qytetarëve shqiptarë që do të lejohen të udhëtojnë drejt Polonisë. Në njoftim theksohet se drejt Polonisë mund të udhëtojnë personat e martuar apo që kanë fëmijë në këtë shtet. Po kështu, mund të udhëtojnë personat që kanë kartë polake ose leje qëndrimi të përhershme apo leje pune, studentë dhe drejtues të misioneve diplomatike.

NJOFTIMI: 

Në vëmendje të pasagjerëve që kanë prenotuar bileta për në Poloni Pas njoftimit për ndalimin e qytetarëve shqiptarë drejt territorit të këtij vendi, Lot Airlines ka dërguar listën e rregullave për qytetarët/rezidentët të cilët do të mund të udhëtojnë drejt shtetit polak:

Persona që janë të martuar ose janë fëmijë të një qytetari në Republikën e Polonisë, ose janë në kujdes të vazhdueshëm të një qytetari në këtë vend;
2. Persona që kanë Kartën Polake (Karta Polaka) dhe persona të huaj të cilët kanë leje qëndrimi të përhershme ose të përkohshme brenda territorit të vendit.
3. Persona të cilët janë të pajisur me leje pune në Poloni
4. Drejtues të misioneve diplomatike brenda shtetit polak
5. Persona që janë studentë në Republikën e Polonisë, të cilët duhet të pajisen me një dokument që e vërteton këtë gjë, e më pas do t’i dorëzohet Policisë Kufitare.

 Të gjithë pasagjerët të cilët nuk arritën të hynin sot në Poloni, do të vijnë drejt TIA me anë të fluturimit shtesë. Për çdo paqartësi, këto janë mënyrat e komunikimit me zyrat qendrore të LOT Airlines: Email: [email protected] , Pax WAW; mob. +48536363098″, përfundon njoftimi.

Ky njoftim vjen, pasi një ditë më parë Polonia mbylli fluturimet me Shqipërinë. Pas këtij vendimi, në aerportin e Varshavës u bllokuan disa udhëtarë shqiptarë. Ndërkohë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot  në atdhe. MEPJ bëri me dije se udhëtarët kanë udhëtuar drejt atdheut me një avion charter.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet polonia mbyll fluturimet me shqiperine polonia mbyll fluturimet me shqiperine

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 06:48

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot ...