Aktualitet

SHBA i dhuron Shqipërisë të tjera komplete testimi për COVID-19/ Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin

16 Gusht 2020, 07:53 Nga DOSJA
SHBA i dhuron Shqipërisë të tjera komplete testimi për

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet USAID i kanë dhuruar Shqipërisë disa komplete testimesh për COVID-19. Po kështu, SHBA dhuroi edhe një makinë të automatizuar nxjerrëse, e cila pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shumë testeve. Kompletet e testimit i shkojnë ISHP dhe Spitalin Nënë Tereza, dhe tashmë numri i përgjithshëm i dhuruar nga SHBA kundrejt Shqipërisë shkon në 32 mijë e 160.

“Për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160. USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje. #StrongerTogether #AmericaActs”– thuhet në njoftimin e Usaid Albania.

Për këtë ndihmë, nuk ka munguar edhe një reagim nga amabsadorja Yuri Kim, e cila ka theksuar  se aleatët janë gjithmonë pranë në raste nevoje.

“SHBA i dorëzoi më shumë # kuti provash COVID19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, për gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani + makinë nxjerrëse të automatizuar për të mundësuar më shumë teste më shpejt. Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!”- shkruan Yuri Kim.

 

??️ delivered more #COVID19 test kits to the Institute of Public Health & Mother Teresa Hospital this week, for total of 32,160 tests donated so far + automated extractor machine to enable more tests more rapidly. Allies always help each other in times of need! pic.twitter.com/rtJsDzle63

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 16, 2020

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi yuri kim koronavirusi ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 06:48

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot ...