Aktualitet

16 Gusht 2020, 06:48 Nga DOSJA

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot në mëngjes në atdhe. MEPJ bën me dije se udhëtarët kanë udhëtuar drejt atdheut me një avion charter. Po kështu, ministria e Jashtme e konsideron vendim të papritur atë të Polonisë për të ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme:

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshavës.  Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni. Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

Ditën e djeshme, Polonia vendosi të mbyllë fluturimet e rregullta me Shqipërinë. TIA njoftoi se  vetëm disa kategori, do të lejohen të udhëtojnë për në Varshavë. Duke iu referuar njoftimin drejt shtetit pokal mund të udhëtojnë: personat e martuar apo që kanë fëmijë në këtë shtet, personat që kanë kartë polake ose leje qëndrimi të përhershme apo leje pune, studentët dhe drejtues të misioneve diplomatike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e jashme polonia mbyll fluturimet me shqiperine ministria e jashme polonia mbyll fluturimet me shqiperine

Sondazh

Poll