Aktualitet

Bënte manovra të rrezikshme nëpër Tiranë/ Policia bllokon gjatë natës ‘’Ferrari-n’’ me targa të një automjeti t

16 Gusht 2020, 06:17 Nga DOSJA
Bënte manovra të rrezikshme nëpër Tiranë/ Policia

TIRANË- Gjatë orëve të fundit, Policia e Tiranës u ka hequr lejën e drejtimit 18 shoferëve, pasi  në rrugët Sauk- Astir dhe Tiranë- Durrës janë kapur me shpejtësi deri në 159 km/orë.

Ndërkohë, në segmentin rrugor Liqeni i Thatë-Astir, Policia ka pikasur një  46 vjeçar që me një mjet luksoz “Ferrari”, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Pas ndjekjes nga patrullat e policisë, u bë mundur kapja e tij dhe bllokimi i automjetit. Sipas policisë, targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.

Po kështu, në akset Teg- Astir dhe përsëri në rrugën Tiranë- Durrës iu pezullua leja e drejtimit edhe 28 drejtuesve të tjerë.

Njoftimi i Policisë: 

Policia Rrugore ?♂️? në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve ? dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore?♂️? e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon. Gjatë 5 orëve të fundit në segmentin rrugor Sauk-Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë, janë konstatuar nga radari 18 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga 146 km/h- 159 km/h ✈️në rrugën interurbane Durrës – Tiranë?. Këtyre drejtuesve Policia Rrugore u pezulloi Lejen e Drejtimit.

Po gjatë oreve të fundit në unazën e madhe në segmentin Liqeni i Thatë-Astir, është evidentuar nga patrullat e Policisë Rrugore një 46 vjeçar që drejtonte një automjet luksoz “Ferrari” i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore është bërë e mundur kapja dhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoi se targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.

Gjithashtu në segmentin rrugor Teg -Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atë të pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra të rrezikshme në rrugë.

Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. ?Shpejtësisë dhe ?? se të rrezikojnë jetën? ?Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet ferrari në tiranë bllokohet ferrari në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 20:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘shpërblyer’ Drejtorin e Transporteve, Blendi Gonxhe, pasi ky i fundit, për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 10-vjeç...