Aktualitet

Vdekja e 10-vjeçarit në Kakavijë, Blendi Gonxhja nuk tërhiqet: S’lihen fëmijët të kalojnë rrugën vetëm, nuk i prihet

16 Gusht 2020, 06:56 Nga DOSJA
Vdekja e 10-vjeçarit në Kakavijë, Blendi Gonxhja nuk

TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar sërish lidhur me aksidentit fatal që ndodhi dje në Kakavijë, ku ambulanca përplasi për vdekje një 10-vjeçar.

Në një koment në mediat sociale, Gonxhja shkruan se hetimi do zbulojë gjithçka, por sërish fajin e hedh tek fëmija dhe tek nëna. Sipas tij në këtë rast qytetarët nuk janë treguar të kujdesshëm, pasi nuk kanë ndenj

ur në korsinë e sigurisë, por i kanë prerë rrugën ambulancës.

 

Sidoqoftë nëse Ambulanca ka patur sirenat ndezur dhe karexhaten e lëvizjes, njerëzit nuk duhet t’i presin rrugën, as të bëjnë vetëgjyqësi e as të rrezikojnë jetën, ndërsa fëmijët as që mendohet të mund të lihen vetëm të kalojnë rrugën në atë moshë ndërsa ka mjete në lëvizje. Hetimi nxjerr çdo gjë, por fatkeqësi e madhe të humbësh jetën kështu, kur radhë a pa radhë, duhet të rrish o në kabine o në krahun e sigurisë të rrugës i mbrojtur dhe nën kujdesin e prindit!”, shkruan Gonxhja.

Edhe një ditë më parë në një reagim kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, u shpreh se fajin për vdekjen e fëmijës e ka pasur nëna, pasi sipas tij ajo nuk ka qenë e zonja për ta mbajtur atë pranë vetes, por e kanë lënë në rrugë. Aksidenti tragjik ndodhi dje paradite në afërsi të fshatit Bularat, ku ambulanca sipas qytetarë ishte me shpejtësi të madhe ka përplasur për vdekje një 10-vjeçar, i cili bashkë me prindërit kishin dy ditë që prisnin për të kaluar në Greqi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kakavijë ambulanca perplas femijen blendi gonxhja aksident në kakavijë ambulanca perplas femijen blendi gonxhja

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 06:48

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot ...