Aktualitet

Kishin mbushur autobusin me drogë dhe do e trafikonin në Itali, arrestohet 3 persona në portin e Durrësit. 26 kg marijuanë

16 Gusht 2020, 07:23 Nga DOSJA
Kishin mbushur autobusin me drogë dhe do e trafikonin në Itali,

DURRËS- Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka zbuluar sot një rast të trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë. Në një njoftim për mediat Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët kishin mbushur autobusin e linjës Durrës-Bari me 26 kg marijuanë, të cilën e kishin fshehur në një kovë bulmeti.

Sipas bluve të Durrësit të arrestuar janë S.D., 31 vjeç, banues në Durrës, në rolin e menaxherit, S.S., 59 vjeç, banues në Përmet dhe Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë, të dy shoferë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular. 

NJOFTIMI I PLOTË

Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. Policia Kufitare parandalon  një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate. Policia Kufitare  në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara  për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher); S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer); Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut  të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar  në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali. Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike. Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në durrës droge ne portin e durresit marijuane ne port arrestohen 3 persona në durrës droge ne portin e durresit marijuane ne port

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 06:48

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që u bllokuan dje në aeroportin e Varshavës, janë kthyer sot ...