Aktualitet

Sherr në UBT-së/ Banorët mbështetin Veliajn, studentët të vendosur: Do varrosemi dhe s’do ju lejojmë

10 Prill 2019, 09:46 Nga DOSJA
Sherr në UBT-së/ Banorët mbështetin Veliajn, studentët

Tiranë- Pedagogët dhe studentët e Universitetit të UBT-së janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme pasi janë kundër ndërtimit të shkollës 9-vjeçare në këtë korpus universitar. Studentët dhe Pedagogët shprehen se nuk do të lejojnë që Erion Veliaj të bëjë ndërtime në këtë korpus universitar dhe kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë. Prej 5 ditësh ata kanë bojkotuar edhe mësimin. Por në mbështetje Erion Veliajt dhe ndërtimit të shkollës në këtë korpus janë edhe banorët e zonës. Qytetarët janë futur në ambientet e universitetit dhe shprehen se mbështetin Veliajn dhe kërkojnë që shkolla 9-vjeçare të ndërtohet pasi sipas tyre është e nevojshme. Debate dhe përplasje ka tani në UBT mes studentëve dhe banorëve të Kamzës. Studentët shprehen te vendosur që nuk do të lejojnë që shkolla të ndërtohet. Ndërsa banorët bërtasin: “Hallall Veliaj”. Nuk dihet saktësisht pse banorët janë aty pikërisht sot në mbështetje të Veliajt. Erion Veliaj, kreu i Bashkisë pritet që të jetë prezent sot në UBT për të zhvilluar aty takime për këtë çështje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 13:05- Sherr mes studentëve dhe banorëve te UBT: Thoni shyqyr që Veliaj do kompesojë…

Përplasje, replika dhe debat mes studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës dhe banorëve të zonës. Ata kanë replikuar për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare. Studentët thonë se janë pro ndërtimit të shkollës, ndërsa banorët thonë se jetojnë ata në këtë zonë dhe iu duhet patjetër një shkollë.

ORA 12:29: Sherr në UBT, Studentët: Këtu do varrosemi dhe s’do lejojmë ndërtimin. Banorët: Hallall Veliaj

Një përplasje ka ndodhur mes studentëve të UBT-së dhe banorëve të zonës për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare aty. Studentët janë në ditën e tyre të pestë të protestës dhe shprehen se nuk do të lejojnë që te fidanishtja të ndërtohet një shkollë. Por në mbështjetje Erion Veliajt dhe ndërtimit të shkollës në këtë korpus janë edhe banorët e zonës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj në ubt protesta në ubt studentët bojkotojnë mësimin erion veliaj në ubt protesta në ubt studentët bojkotojnë mësimin

Sondazh

Poll