Aktualitet

Grabitja e 10 milionë eurove, ‘Austrian Airlines’: S’transferojmë më para nga Rinasi në Vjenë

10 Prill 2019, 08:15 Nga DOSJA
Grabitja e 10 milionë eurove, ‘Austrian Airlines’:

Tiranë- Pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove në Rinas pasditen e djeshme,   ka reaguar edhe kompania “Austria Airlines” e cila do të bënte transferimin e parave nga Rinasi për në Vjenë.

Zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber, nëpërmjet një njoftimi zyrtar njoftoi, se si masë sigurie do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën.

“Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, ka deklaruar zëdhënësja pas grabitjes.

Burimi: The Guardian

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ‘austrian airlines’ admir murataj grabitja e 10 milionë eurove ‘austrian airlines’ admir murataj grabitja e 10 milionë eurove

Sondazh

Poll