Aktualitet

Austria Airlines ndërpreu transportin e parave, LSI: Shteti zero, të shkruajë vjersha për policët

10 Prill 2019, 09:16 Nga DOSJA
Austria Airlines ndërpreu transportin e parave, LSI: Shteti zero, të

TIRANË- Pas vendimit të kompanisë austriake të flutururimit, “Austria Airlines” për të ndërprerë transportin e parave në aeroportin e Rinasit, nuk mungojnë reagimet politike as nga opozita.

LSI, me anë të kryetarit të grupit parlamentar, Petrit Vasili akuzon qeverinë se nuk ka arritur të garantojë sigurinë në këtë aeroport.

Reagimi i plotë:

Siguria ne aeroport zero,shteti zero, ndaj Austrian Airline nderpreu transportin e parave.
Kompania e mirenjohur Austrian airline vendosi nderprerjen e transportit te metejshem te parave dhe theksoi se grabitja e parave eshte ngjarje e perseritur.
Prove e nje sigurie zero dhe nje shteti zero,qe i ka mbetur vetem te shkruajne vjersha frymezuese per ata drejtues policie qe mbajne horrat me leke dhe me dashuri.
Kush bashkejeton me kriminelet dhe i mbeshtet e perfiton prej tyre eshte si ata.
Keta qeveritare te liq qe s’thone nje fjale se si policia masakron banoret e thjeshte te bregu i lumit ju hap barku per komandantet e policise,qe u rrine gatitu krimineleve.
Presim shkollepaktin qe te na binde se sa “mire” eshte qe parate u grabiten dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin,vete austrian airline e ka fajin vetem ai jo se ai eshte me leje krijmtarie.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas petrit vasili admir murataj grabitja ne rinas petrit vasili

Sondazh

Poll