Aktualitet

Grabitja/Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi: Këmbanë alarmi për pasigurinë e aeroportit, qeveria të marrë masat

10 Prill 2019, 10:14 Nga DOSJA
Grabitja/Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi: Këmbanë

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ka reaguar lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku edhe u morën 10 milionë euro.

Me anë të një statusi në Facebook shkruan se koncensioni i aeroportit duhet të anulohet dhe ai të administrohet nga entitete shtetërore duke marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Grabitja sot brenda aeroportit të Rinasit në Tiranë është një këmbanë alarmi për pasigurinë dramatike në të vetmin aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë. Qeveria dhe gjithë institucionet shtetërore janë përgjegjëse për këtë situatë që kërcenon seriozisht sigurinë kombëtare dhe duhet të marrin menjëherë masat e nevojshme.”

POSTIMI I PLOTË:

Grabitja sot brenda aeroportit te Rinasit ne Tirane eshte nje kembane alarmi per pasigurine dramatike ne te vetmin aeroport nderkombetar te Shqiperise. Qeveria dhe gjithe institucionet shteterore jane pergjegjese per kete situate qe kercenon seriozisht sigurine kombetare dhe duhet te marrin menjehere masat e nevojshme. Shteti ka dhene koncesionin e aeroportit dhe ka licensuar kompanite e sigurimit dhe policite private. A ka pasur korrupsion ne keto perzgjedhje? A vazhdon ky koncesion te demtoje rende xhepat e qytetareve shqiptar dhe sigurine kombetare? Mendoj se eshte momenti qe te anullohet ky koncesion dhe aeroporti te administrohet nga entitete shteterore per vete rendesine kombetare qe ka. Prokuroria duhet te hetoje pa asnje kompromis kete krim me pasoja te shumaneshme per Shqiperine si dhe korrupsionin ne aeroport dhe kudo tjeter.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas tirane zef brozi grabitja ne rinas tirane zef brozi

Sondazh

Poll