Aktualitet

Familjarët shkrehen në lot pasi shohin trupin e Admir Muratajt, gruaja: Është ai! Vëllai del me duar në kokë

10 Prill 2019, 09:24 Nga DOSJA
Familjarët shkrehen në lot pasi shohin trupin e Admir Muratajt,

TIRANË- Familjarët e Admir Muratajt kanë shkuar në morgun e Tiranë ku kanë parë trupin e vrarë të grabitësit.

Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet sesi familjarët qajnë pasi kanë dalë nga morgu.

[sgallery url=”https://dosja.al/familjaret-shkrehen-ne-lot-pasi-shohin-trupin-e-admir-muratajt/”]

Në foto shihet Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt, gruaja e tij, Albana dhe gruaja e vëllait tjetër të Muratajt, Aleksandër Muratajt.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gruaja e ka identifikuar trupin dhe në dalje të morgut të QSUT është shprehur: Po, ai është…

Edhe vëllai, ka konfirmuar se trupi është i Admir Muratajt.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj albana murataj cen murataj grabitja ne rinas admir murataj albana murataj cen murataj grabitja ne rinas

Sondazh

Poll