Aktualitet

Vëllai i Admir Muratajt: Do i gjejmë shokët që e lanë në rrugë, organizatori s’vritet, ai ishte vegël!

10 Prill 2019, 10:13 Nga DOSJA
Vëllai i Admir Muratajt: Do i gjejmë shokët që e lanë

TIRANË- Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj flet për mediat jashtë morgut të QSUT.  Murataj ka kërcënuar se do të gjejnë përgjegjësit, shokët e tij që e lanë në rrugë.  I vëllai tha se kishte rreth 2 vite pa folur dhe pa e takuar të vëllain. Pasi e konfirmoi identitetin e të vëllait, ai apeloi që Policia t’a gjejë përgjigjen.

Policia duhet të gjejë fajtorët. Shokët që e lanë në rrugë do i gjejmë. Admiri, organizator u la në rrugë. E dinim se ishte organizator. Do e shohim sa organizator është, ai është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. Dimë që e hodhën shokët aty. Nuk kemi asnjë informacion. Kishim 2 vite që nuk flisnim. Lajmin e morëm nga mediat.

Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj cen murataj vellai i cen murataj vrasja e admir muratajt admir murataj cen murataj vellai i cen murataj vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll