Aktualitet

Tentuan të përdhunojnë amerikanen, burg për dy të rinjtë

10 Prill 2019, 09:46 Nga DOSJA
Tentuan të përdhunojnë amerikanen, burg për dy të

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për dy të rinjtë që tentuan të përdhunonin një amerikanë pak ditë më parë. Sot në Gjykatë është zhvilluar seanca dhe të dy të rinjtë janë lënë në burg.

Avokati mbrojtës ka kërkuar masa më të lehta për të akuzuarit, por togat e zeza nuk kanë dhënë asnjë lehtësim. Mbrojtësi i tyre Enea Cenkon, për Artur Hykën ka kërkuar arrest shtëpie, ndërsa për Gesjon Gjoshin detyrim paraqitje.

Në sallën e gjyqit ata kanë deklaruar se janë penduar për veprimin që kanë bërë, ndërsa Gesjoni është shprehur se  nuk ka bërë asgjë pari ka qenë vetëm i pranishëm.  “Ishin të dehur, ata janë të penduar”-ka shtuar avokati i dy të rinjve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Kryeqytet, ky dy të rinjtë kanë tentuar të përdhunojnë një shtetase amerikane. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Petrelë ndërsa dy të rinjtë janë arrestuar në periferi të Tiranës, pas denoncimit që u bë kundër tyre në Polici.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amerikania e perdhunuar artur hyka enea cenko gesjon gjoshi amerikania e perdhunuar artur hyka enea cenko gesjon gjoshi

Sondazh

Poll