Aktualitet

Vdekja e Admir Muratajt, prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore, nuk dihet kush e vrau

10 Prill 2019, 09:50 Nga DOSJA
Vdekja e Admir Muratajt, prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore,

TIRANË– Familjarët e Admir Muratajt kanë identifikuar viktimën në morg.  Megjithatë prokurori Arenc Çela, ka kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore dhe për këtë ka kërkuar që trupi të mbahet në morg.

Ekspertiza është kërkuar pasi ka dyshime për autortët e vrasjes së Muratajt. Nuk dihet nëse ai është qëlluar nga policia apo nga shokët e tij.

Policët dëshmitarë që i janë vënë në ndjekje bandës, kanë deklaruar se personi i vrarë ka qënë më agresivi ndaj policisë. Muratajt ka qëlluar me armë zjarri.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj arenc cela grabitja ne rinas tirane admir murataj arenc cela grabitja ne rinas tirane

Sondazh

Poll