Sport

Skualifikimi nga Champions League, Gjimshti flet për humbjen e Atalantës: Ishim shumë afër, është e dhimbshme

13 Gusht 2020, 13:15 Nga DOSJA
Skualifikimi nga Champions League, Gjimshti flet për humbjen e

ITALI- Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti që luan me Atalantën ka folur pas eliminimit nga Champions League. Në një postim në mediat sociale, Gjimshiti shkruan se është i mërzitur nga eliminimi i dhimbshëm që skuadra e tij pësoi mbrëmë.

Ai shton se Atalanta ishte shumë afër kualifikimit, por nuk arriti dot. “Është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Ishim kaq afër kualifikimit, vetëm për pak minuta. Megjithatë ndihem krenar për atë që arritëm si ekip. Faleminderit të gjithë që na mbështetën këtë sezon dhe shihemi sezonin tjetër”, shkruan ai.

Atalanta u mund dje me rezultatin 2 me 1 nga PSG, në një ndeshje që po e fitonte 1 me 0 deri në minutat e fundit. Mbrojtësi shqiptar iu afrua shumë golit në minutën e 57′, por nuk ia doli dot.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta berat gjimshiti psg atalanta berat gjimshiti psg

Sondazh

Poll