Sport

E BUJSHME/ Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, nisin negociatat me Barcelonën

13 Gusht 2020, 09:50 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, nisin negociatat me

ITALI- Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, këto janë lajmet që qarkullojnë mediat ndërkombëtare. Sipas informacioneve mësohet se, zonja e vjetër kërkon të përmirësojë bilanci financiar dhe arkat mbushen me largimin e Ronados, pasi ky i fundit merr 30 milionë Euro në sezon.

Ka qenë eksperti i futbollit, Guillem Balague, i cili ka zbuluar se menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, e ka marrë sinjalin për largimin nga Italia dhe ka arritur deri aty sa ia ka propozuar edhe Barcelonës.

Më tej eksperti shprehet se menaxheri i Ronaldos është duke folur dhe me MLS në SHBA, pasi Juve duket se e ka vendosur fatin e tij.

Pak ditë më parë u përfol se Ronaldo kishte pasur një takim dhe me drejtuesit e PSG-së, pasi ëndrra e tij është të fitojë sërish Champions League.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo ronadlo tek barcelona cristiano ronaldo ronadlo tek barcelona

Sondazh

Poll