Sport

Tronditet Barcelona, një lojtar rezulton me COVID pas testeve të kryera

12 Gusht 2020, 11:24 Nga DOSJA
Tronditet Barcelona, një lojtar rezulton me COVID pas testeve të

SPANJË- COVID-19 futet dhe tek klubi i Barcelonës. Në një njoftim zyrtar Barcelona shprehet se një lojtar ka rezultuar, pozitiv, por nuk ka simptoma dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Më tej shtohet se lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga lojtarët e ekipit të moshuar që është planifikuar të udhëtojë në Lisbonë këtë të enjte për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Pas testeve të PCR të kryera këtë në grupin e nëntë lojtarëve që do të fillonin paraprakisht sot, njëri prej tyre ka testuar pozitiv për COVID-19. Lojtari nuk ka simptoma, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Klubi ka raportuar çështjen tek autoritetet përkatëse sportive dhe shëndetësore. Të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me lojtarin janë gjurmuar që të kryejnë testet përkatëse PCR. Lojtari nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga lojtarët e ekipit të moshuar që është planifikuar të udhëtojë në Lisbonë këtë të enjte për të garuar në Ligën e Kampionëve”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid tek bercelona koronavirusi ne futboll lojtari me covid covid tek bercelona koronavirusi ne futboll lojtari me covid

Sondazh

Poll