Bota

E rëndë në Skoci/ Treni del nga shinat si pasojë e përmbytjeve, humbin jetën tre persona, zhduken 8 të tjerë

12 Gusht 2020, 15:22 Nga DOSJA
E rëndë në Skoci/ Treni del nga shinat si pasojë e

SKOCI– Tre persona, përfshirë shoferin e trenit, kanë humbur jetën ditën e sotme pasi një tren në Skoci ka dalë nga shinat për shkak të përmbytjeve në vend. Treni Class 43 Inter7City raportohet se kishte gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë pasagjerë në bord.

Ndërkohë gjendja e 8 personave të tjerë ende nuk dihet pasi mediat e huaja kanë raportuar se ata janë zhdukur. Treni doli nga shinat si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë ndodhur ditët e fundit në vend.

 

Hekurudha ishte mbushur me inerte dhe ujë ndërsa treni po kalonte, deri tani nga aksidenti hekurudhor ka humbur jetën një person dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Ndërkohë për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Boris Johnson ku shpreh keqardhje për humbjen e viktmave sakaq falenderon shërbimet e urgjencës të cilat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

‘Më vjen keq që mësoj për incidentin shumë të rëndë në Aberdeenshire dhe mendimet e mia janë me të gjithë të dëmtuarit. Faleminderit për shërbimet e urgjencës në vendngjarje“, thotë Johnson.

Burimi:  .dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson permbysettreni ne skoci boris johnson permbysettreni ne skoci

Sondazh

Poll