Bota

Ishte i infektuar me COVID-19, humb jetën laboranti, Albert Rexhaj nga Peja 

12 Gusht 2020, 13:43 Nga DOSJA
Ishte i infektuar me COVID-19, humb jetën laboranti, Albert Rexhaj nga

KOSOVË– Laboranti nga Peja, Albert Rexhaj, ditën e sotme ka humbur jetën pasi kishte kontraktuar me Covid-19.

Mediat kosovare kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë në një klinikë në Turqi, ku kishte shkuar për t’u trajuar për sëmundjen që i mori jetën. Lajmin për vdekjen Rexhajt e kanë dhënë miqtë e tij, ku thonë se Peja ka humbur një profesionist shëndetësor dhe një humanist të madh.

“Alberti ynë, human, punëtor i palodhshëm, i përkushtuar për profesion, për familjen, për shoqëri, gjithmon i gatshëm ti ndihmoj çdokujt”, shkruan një nga miqtë e tij.

Në Kosovë ditët e fundit është rritur ndjeshëm bilanci përsa i përket viktimave dhe të infektuarve me Covid. Në 24 orët e fundit u regjistruan 11 viktima dhe 205 raste të reja.

Me shtimin e rasteve të reja numri në total i të vdekurve në Kosovë ka shkuar 365 vdekje në ndërsa i të infektuarve në 10.795 persona.

(A.K.Dosja,al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert rexhaj koronavirusi ne kosove albert rexhaj koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 11:36

RUSI–  Një ditë parë Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Por menjëherë ekspertët kanë reaguar duke thënë...