Bota

Situata drejt kolapsit, deputeti i VV akuza ministrit të Shëndetësisë: Dështoi qëllimisht në menaxhimin e COVID-19, qytet

12 Gusht 2020, 13:33 Nga DOSJA
Situata drejt kolapsit, deputeti i VV akuza ministrit të

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është shprehur sot se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dështuar qëllimisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke dështuar në kapacitetet për bërjen e testeve në institucionet publike, pasi sipas tij, u hapi rrugë laboratorëve private për të përfituar dhe për të dëmtuar qytetarët.

Në një postim në mediat sociale, deputeti shkruan përderisa shteti do të duhej të siguronte testet për secilin qytetar pa pagesë, qytetarët sot paguajnë nga 50 euro për të parë nëse janë të infektuar apo jo.

I dështojnë institucionet publike për të përfituar nga ato private. Armend Zemaj, dështoi qëllimisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke dështuar në kapacitetet për bërjen e testeve në institucionet publike u hapi rrugë laboratorëve private për të përfituar dhe për të dëmtuar qytetarët. Përderisa shteti do të duhej që të siguronte testet për secilin qytetar pa pagesë, ata sot paguajnë deri në 50 euro për një test.

Kjo është praktika e këtij pushteti tash e 20 vite. Në fillim i dështuan ndërmarrjet publike, pastaj i privatizuan dhe i përfituan për vete. Qëllimi i tyre është përfitimi dhe përvetësimi në kurriz të popullit. Ata përfitojnë edhe duke rrezikuar shëndetinë e qytetarëve”, shkruan Rrahmani.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të liberalizuar testimet e COVID, pasi tashmë kanë licencuar dhe laboratorë privatë që mund të bëjnë analiza.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj eman rrahmani koronavirusi ne kosove armend zemaj eman rrahmani koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 11:36

RUSI–  Një ditë parë Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Por menjëherë ekspertët kanë reaguar duke thënë...