Bota

Kryetari në detyrë i Podujevës infektohet me Covid-19, Nexhmi Rudari: Jam mirë!

12 Gusht 2020, 14:03 Nga DOSJA
Kryetari në detyrë i Podujevës infektohet me Covid-19, Nexhmi

KOSOVË– Kreu në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka rezultuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë vet të ditur Rudari ku thotë se prej disa ditësh ndodhet në izolim pasi ka pasur simptoma të Covid-19. Në postimin që ka bërë në ‘Facebook” ai thotë se është mirë me shëndet dhe që nuk ka ndonjë shqetësim serioz.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor”, ka thënë Rudari.

Në Kosovë ditët e fundit është rritur ndjeshëm bilanci përsa i përket viktimave dhe të infektuarve me Covid. Në 24 orët e fundit u regjistruan 11 viktima dhe 205 raste të reja. Me shtimin e rasteve të reja numri në total i të vdekurve në Kosovë ka shkuar 365 vdekje, ndërsa i të infektuarve në 10.795 persona.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove nexhmi rudari koronavirusi ne kosove nexhmi rudari

Sondazh

Poll