Bota

Putin e quajti vaksinën ruse “Sputnik V”, arma e fuqishme gjeopolitike dhe ekonomike

12 Gusht 2020, 12:22 Nga DOSJA
Putin e quajti vaksinën ruse “Sputnik V”, arma e fuqishme

RUSI– Aprovimi i vaksinës ruse kundër Covid-19 “SputnikV”, të njoftuar një ditë më parë nga Presidenti rus Vladimir Putin, ka ngjallur shumë debate nga udhëheqës të huaj, por kryesisht nga ekspertët e shëndetësisë, të cilët nuk janë të sigurt për aplikimin e kësaj vaksine, e cila nuk është aprovuar as nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërkohë “Ilsole 24 ore”, gazeta e njohur italiane përmes një shkrimi të fundit shpjegon se përse presidenti rus, Vladimir Putin zgjodhi për vaksinën anti-kronavirus emrin “Sputnik V”.

Pavarësisht debateve dhe mosbesimit që ka për të, zgjedhja e emrit nuk është e panjohur, pasi sipas gazetës italiane mjafton të keni lexuar një biografi ose të keni njohuri për presidentin rus, dhe në këtë mënyrë kuptohet lehtë nostalgjia e tij për Bashkimin Sovjetik.

Më tej në këtë artikull thuhet se vaksina kundër COVID-19 po konsiderohet nga shtetet më të fuqishëm në botë si  një “armë” e jashtëzakonshme gjeopolitike dhe ekonomike. Vaksina është emërtuar Sputnik, si sateliti i parë artificial i dërguar në orbitën e tokës në 1957  që shkaktoi përshpejtimin e amerikanëve në garën për hapësirën.

“Sputnik 1 ka intensifikuar kërkimin hapësinor në të gjithë botën. Vaksina e re ruse kundër COVID-19 ka krijuar një ‘moment Sputnik’ për komunitetin botëror. Ndaj vaksina është emërtuar Sputnik V shpjegohet aty, në disa gjuhë të botës, përfshirë atë angleze, kineze, spanjolle, franceze apo arabe.”- thuhet në shkrimin e gazetës italiane.

Burimi: Ilsole 24 ore

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi vaksina kunder covid-19 koronavirusi ne rusi vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 11:36

RUSI–  Një ditë parë Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Por menjëherë ekspertët kanë reaguar duke thënë...

Bota 12 Gusht 2020, 09:27

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

SHBA– Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë c...