Bota

Kosova me bilanc tronditës, 11 vdekje dhe 205 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve

12 Gusht 2020, 13:07 Nga DOSJA
Kosova me bilanc tronditës, 11 vdekje dhe 205 raste të reja me COVID

KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 205 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë mësohet se  janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. IKSHPK bën të ditur se deri më tani kemi 365 raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit. Po ashtu njoftohet se janë shëruar dhe 63 pacientë dhe numri i atyre që kanë fituar betejën e virusin është 6 411.

NJOFTIMI I PLOTË

63 TË SHËRUAR DHE 205 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 11:36

RUSI–  Një ditë parë Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Por menjëherë ekspertët kanë reaguar duke thënë...