Bota

Arbërishtja shpallet gjuhë zyrtare në këtë rajon të Italisë

12 Gusht 2020, 12:48 Nga DOSJA
Arbërishtja shpallet gjuhë zyrtare në këtë rajon

ITALI– Një lajm i mirë vjen nga përtej Adriatikut, ku njoftohet se arbërishtja është shpallur gjuhë zyrtare në rajonin e Abrucos në Itali.

Ky lajm është bërë me dije edhe nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i cili përmes një postimi në rrjetet soviale, ka shkruar  se është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Postimi i Plotë:

Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë. Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.  Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet. Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresim njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët. ??❤️??

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora abrucos itali abrucos itali

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 11:36

RUSI–  Një ditë parë Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Por menjëherë ekspertët kanë reaguar duke thënë...