Bota

Nuk zbatohen rregullat/ Franca zgjat masat kufizuese për parandalimin e Covid-19 deri në tetor

12 Gusht 2020, 13:15 Nga DOSJA
Nuk zbatohen rregullat/ Franca zgjat masat kufizuese për parandalimin e

FRANCË– Kryeministri francez Jean Castex, ditën e sotme  ka njoftuar se Franca do të zgjasë deri në fund të tetorit masën  kufizuese të ndalimit të grumbullimeve me më shumë se 5 000 persona.

Kjo masë më parë ishte vendosur që të përfundonte më 30 gusht mirëpo ky vendimështë marrë për shkak të shtimit të  rasteve të reja.

 “Epidemia e COVID-19, që ka marrë më shumë se 30 000 jetë në Francë, po shkon edhe një herë në drejtimin e gabuar, me numrin e infeksioneve të reja në rritje. Numri ditor i rasteve pozitive me virusin është rritur nga rreth 1 000 tri javë më parë në rreth 2 000 tani”-  tha Castex.

Ndërkohë, kryeministri  tha  se ka shenja të reduktimit të respektimit të masave paraprake sanitare, distancimit fizik dhe vënies së maskave. Kujtojmë se  pak ditë më parë  maska u bë e detyrueshme në e detyrueshme jashtë, si edhe në mjedise të mbyllura, në disa zona.

Castex njoftoi se do të udhëzojë autoritetet lokale në të gjithë vendin që të zgjasin detyrimin e vënies së maskës në vendet publike sa më shumë që të jetë e mundur.

Burimi:nytimes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jean castex koronavirusi en france jean castex koronavirusi en france

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 11:36

RUSI–  Një ditë parë Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Por menjëherë ekspertët kanë reaguar duke thënë...