Bota

E RËNDË/ I njohu në kafene, 43-vjeçari shqiptar çon në hostel dy 13-vjeçare dhe i ngacmon seksualisht, vihet në pranga

12 Gusht 2020, 15:04 Nga DOSJA
E RËNDË/ I njohu në kafene, 43-vjeçari shqiptar çon

KOSOVË- Një burrë në moshën 43 vjeçare i cili mori dy vajza të moshës 13-vjeçare, nga Prishtina më 4 gusht është arrestuar. Lajmin për arrestimin e burrit e bëri policia ku shtoi se vajzat janë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi ndërkohë burrit i ishin vënë prangat.

Mediat kosovare shkruajnë se dyshohet se të miturat janë sulmuar seksualisht nga 43-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Detaje për rastin ka dhënë së fundmi prokuroria e Kosovës ku bën të ditur se burri, emri i të cilit nuk është publikuar, ka marrë vajzat dhe i ka dërguar në hostel për qëllime seksuale.

Mediat kosovare shtojnë se ai i kishte njohur në kafe dhe më pas i kishte marrë në makinë dhe i kishte çuar në hostel. Burri u kishte paguar një dhomë, ku më pas ishte futur edhe vetë brenda saj.

Prokuroria shton se janë kryer ekzaminimeve mjekësore por fatmirësisht i dyshuari dhe të miturat nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, por megjithatë burri do të denoncohet për aktin që ka kryer pasi vajzat janë të mitura.

“Janë njoftuar diku në kafiteri në Podujevë, me veturë i ka dërguar në motel, aty ua kishte paguar një dhomë, në të cilën kishte hyrë edhe vetë, për qëllime seksuale. Janë bërë ekzaminimet, nuk kemi të bëjmë me dhunim, por me sulm seksual. I ka prekur, i ka ngacmuar, por nuk ka ndodhur akti seksual. Vepra ekziston, vajzat janë shumë të vogla, i dyshuari është i martuar. E kemi ndaluar personin, e kemi bërë aktvendimin, po presim ta deponojmë nesër në mëngjes për Gjykatë”- thotë prokuroria.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet burri ne kosove arrestohet burri ne kosove

Sondazh

Poll