Aktualitet

VIDEO/ Mjekja apel qytetarëve: Sa më të kujdesshëm të jemi të tërë aq më mirë dhe më shpejt do të dalim në fund

9 Gusht 2020, 10:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Mjekja apel qytetarëve: Sa më të kujdesshëm të

TIRANË- Mjekja Elda Qyra ka dhënë sot një mesazh për të gjithë qytetarët dhe kërkon që të ruhen masat kundër COVID-19. Në një video-mesazh të shpërndarë nga Manastirliu, Qyra shprehet se tashmë është ulur mosha mesatare të prekurve dhe virusi prek dhe moshat e reja, jo vetëm të moshuarit.

Më tej mjekja shton se sa më të kujdesshëm të jemi të tërë aq më mirë dhe më shpejt do të dalim në fund.

Rastet janë të përditshme, shtohen. Mosha e pacientëve të prekur po ulet, nuk kap vetëm të moshuarit. Apeli është që masat të vazhdojnë të, të ruhen. Secili nga ne jashtë këtij spitali bën jetën e tij. Do të shikojë familjen, do të shikojë punët, por të jemi të kujdesshëm. Ndryshe nuk do t’ia dalim dot që të mbarojmë shpejt këtë situatë. Sa më të kujdesshëm të jemi të tërë aq më mirë dhe më shpejt do të dalim në fund”, është ky mesazhi nga Dr. Elda Qyra nga Spitali Infektiv.

Ndërkohë dhe ministrja Ogerta Manastriu, bën apel për respektimin e masave. “Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e COVID19”, shkruan Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elda qyra koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 elda qyra koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll