Arben Bajo humbi betejën me COVID-19, Margariti: Kemi një artist më pak, me shumë gjasë ka mbetur një punë e papërfundua
9 Gusht 2020, 08:38Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur në rrjetet sociale se sot është një ditë e trishtë. Ky reagim saj vjen për ndarjen nga jeta të Arben Bajos, skulptorit të njohur, i cili nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19. Ministrja thekson se sot kemi humbur një mjeshtër të madh.
Reagimi i plotë:
“Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty… Një ditë kaq e trishtë sot! Kemi një artist më pak.. Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh…. u nda prej nesh. A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!? U prehsh në paqe! Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!
Skulptori Arben Bajo, që prej ditësh ishte në luftë me COVID-19, sot e ka humbur betejën. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta. Bajo me një karrierë të spikatur në skulpturë sot është ndarë nga jeta, pasi COVID-19 u tregua më i fortë se ai.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo kërkon nga qytetarët që të vijojnë të kujdesen dhe të respektojnë masat në luftën kundër COVID-19. Në një postim në ...
SHKODËR- Detaje të reja kanë mësuar për vrasjen që tronditi sot bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është ...
SARANDË- Një 13-vjeçar ka humbur jetën sot në Sarandë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se ai është dërguar pa shenja jetë në spital.Deri tani më...
VAU I DEJËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 27-vjeçarit, Gjin Ndoji në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Burimet bëjnë me dije se viktima mba...
TIRANË- Deputeti Fate Velaj, i cili është dhe artist ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij Arben Bajo. Në një postim në mediat sociale, Velaj shk...
TIRANË- Policia Rrugore gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore të Tiranës dhe ka ndëshkuar disa shoferë të pabindur. Në një njoftim në mediat ...