“Mos ki frikë se s’na kap ne kjo e flamosura”/ Bejko tregon bisedën e fundit me Arben Bajon: Shkëmbyem romuze për poli
9 Gusht 2020, 09:28Nga DOSJA
TIRANË- Pedagogu Roland Bejko është shfaqur i hidhëruar për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Arben Bajo. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bejko tregon bisedën e fundit me skulptorin e njohur, i cili i kishte thënë që të mos kishte frikë, se nuk do infektoheshim me COVID. Ai shprehet më tej se artisti i njohur do të mbahet mend gjithmonë për veprat e njohura që la pas.
Postimi i plotë:
Iku dhe Arben Bajo. Beni luante me jetën kukafshehti, ja kështu si te kjo foto. Për herë të fundit e kam takuar disa ditë më parë pranë Akademisë. Isha duke ecur me makinë. E pash në trotuar dhe i rashë borisë. Ktheu kokën, më pa dhe u afrua te makina. Ula pak xhamin. “Ule mor tamam”,- më tha “mos ki frikë se s’na kap ne kjo e flamosura…” Shkëmbyem romuze për politikë, edhe pse Benit nuk ia ndiente shumë për të. Folëm për punimet e tij dhe për Covid. “Na ndau”,- tha, “bëhu për një kafe, ti e di ku më gjen”.
Si mund ta dija që në fakt ato dy tre minutat e bisedës në këmbë, ishin të fundmet e gati 40 vjet miqësi qysh nga koha kur akoma fëmijë, mësonim pikturë? Lamtumirë Ben, Sa herë të flitet për At Zef Pllumbin do kujtojmë ty. Sa herë do dëgjojmë këngët e Vaçe Zelës do na shafesh aty si një personazh i një videoklipi të përjetshëm! Ti u dhe jetë atyre sigurisht, por ata dhe qindra vepra të tjera ty të dhenë përjetësi të merituar. I paharuar miku im, miku ynë! Mirë u pafshim!
Skulptori Arben Bajo, humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta. Bajo ishte një skulptorët më të njohur që ka vendi. Dje u sensibilizuar shumë njerëz për të ndihmuar atë me gjak, por gjithsesi ai nuk mundi të shpëtonte. Vetë kryeministri, Edi Rama është është trishtuar shumë për vdekjen e Bajos.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Arben Bajo, skulptori i njohur që humbi jetën sot nga COVID-19, është miku i Edi Ramës. Dosja.al mëson se Bajo është autori i të gjitha skulpturave...
BERAT- Policia e Beratit ka ndëshkuar me nga 1 milionë lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve të cilët nuk respektonin protokollet e sigurisë. Në një njoftim pë...
SHIJAK- Policia ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një lokali në Shikaj, SH.Ç, pasi ka organizuar një dasmë më lokalin e tij. Ndërkohë, ...
FIER- Policia e Fierit ka goditur sot një rast të shpërndarjes së drogës. Në një postim për mediat, policia njofton se janë sekuestruar 24 doza dhe është arrest...
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur në rrjetet sociale se sot është një ditë e trishtë. Ky reagim saj vjen për ndarjen nga jeta të ...
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo kërkon nga qytetarët që të vijojnë të kujdesen dhe të respektojnë masat në luftën kundër COVID-19. Në një postim në ...
SHKODËR- Detaje të reja kanë mësuar për vrasjen që tronditi sot bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është ...