Aktualitet

Nuk kishin respektuar protokollet e sigurisë së COVID-19, ndëshkohen me nga 1 milionë lekë 2 pronarët e restoranteve në B

9 Gusht 2020, 09:19 Nga DOSJA
Nuk kishin respektuar protokollet e sigurisë së COVID-19,

BERAT- Policia e Beratit ka ndëshkuar me nga 1 milionë lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve të cilët nuk respektonin protokollet e sigurisë. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se gjatë kontrolleve është vënë re se këto subjekte kishin thyer Aktin Normativ.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve V.S dhe E.A masë administrative 1.000.000 lekë secilit”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Beratit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën Berat-Uznovë, dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve V.S dhe E.A masë administrative 1.000.000 lekë secilit. Drejtoria Vendore e Polcisië Berat apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akti normativ policia berat protokolli i covid akti normativ policia berat protokolli i covid

Sondazh

Poll