Aktualitet

Ky është 34-vjeçari që bëri shoshë me plumba hotel “Voloreka” në Pogradec, i dënuar më parë për shkatërrim prone

9 Gusht 2020, 09:55 Nga DOSJA
Ky është 34-vjeçari që bëri shoshë me plumba

POGRADEC- Mariglen Topuzi është një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “Voloreka” në Pogradec. Mësohet se 34-vjeçari është nga fshati Buçimas, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ndërkohë, për ngjarjen e djeshme policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë,  I. B., 52 vjeç,  M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orë e para të mëngjesit të djeshëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit. Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel. Vetë Jemir Muçollari deklaroi se 2 djemëve të tij, po u rrezikohet jeta dhe kërkoi mbrojte nga policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka jetmir muçollari mariglen topuzi atentat në hotel voloreka jetmir muçollari mariglen topuzi

Sondazh

Poll