Aktualitet

Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Dy pistat ku po heton policia, i riu njihet si person me precedent penal

9 Gusht 2020, 08:14 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Dy pistat ku po heton

VAU I DEJËS- Ekzekutimi i 27-vjeçarit, Gjin Ndoj (Boriçi) në fshatin  Shkjezë të Vaut të Dejës ka ngritur në këmbë policinë. Burimet bëjnë me dije se për këtë ngjarje të rëndë policia ka nisur hetimet në 2 pista, atë të gjakmarrjes dhe larjeve të hesapeve. Pista e dytë është ngritur, pasi  27-vjeçari është person me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe trafiqeve të paligjshme.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Shkjezë,3 metra larg mjetit tip BMW me të cilin po udhëtonte. I riu është qëlluar me një plumb në kokë.   Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin boriçi gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës gjin boriçi gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll