Organizoi dasmë në lokain e tij/ Gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit në Shijak, procedohet edhe një 45-vjeçar
9 Gusht 2020, 09:08Nga DOSJA
SHIJAK- Policia ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një lokali në Shikaj, SH.Ç, pasi ka organizuar një dasmë më lokalin e tij. Ndërkohë, është proceduar nga Policia edhe 45-vjeçari me iniciale H.J për prishje të qetësisë publike.
Policia e Shtetit:
Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjithashtu procedohet penalisht një 45-vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë Publike”.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht shtetasin H.J., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në orët e vona të natës ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, duke prishur qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER- Policia e Fierit ka goditur sot një rast të shpërndarjes së drogës. Në një postim për mediat, policia njofton se janë sekuestruar 24 doza dhe është arrest...
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur në rrjetet sociale se sot është një ditë e trishtë. Ky reagim saj vjen për ndarjen nga jeta të ...
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo kërkon nga qytetarët që të vijojnë të kujdesen dhe të respektojnë masat në luftën kundër COVID-19. Në një postim në ...
SHKODËR- Detaje të reja kanë mësuar për vrasjen që tronditi sot bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është ...
SARANDË- Një 13-vjeçar ka humbur jetën sot në Sarandë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se ai është dërguar pa shenja jetë në spital.Deri tani më...
VAU I DEJËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 27-vjeçarit, Gjin Ndoji në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Burimet bëjnë me dije se viktima mba...