Aktualitet

Humbi jetën nga COVID-19/ Kush është Arben Bajo, skulptori që përjetësoi At Zef Pllumbin dhe Vaçe Zelën. ‘Miku për ko

8 Gusht 2020, 14:02 Nga DOSJA

TIRANË– Arben Bajo, skulptori i njohur që humbi jetën sot nga COVID-19, është miku i Edi Ramës. Dosja.al mëson se Bajo është autori i të gjitha skulpturave që mban kryeministri Rama dhe të dy njihen si ‘miq për kokë’.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Arben Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregorin. Bajo ka realizuar edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje, etj.

Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.

Studioja e Arben Bajo ka portrete të shumta, nudo femërore, si dhe personazhe mitologjikë. Tashmë, skulptori nuk do të shkojë më në studion e tij, pasi COVID i mori jetën dhe i ndërpreu krijimtarinë artistike që ishte në kulm. 

(F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bajo at zef pllumbi edi rama gregor rama vaze zela arben bajo at zef pllumbi edi rama gregor rama vaze zela

Sondazh

Poll