Kishte kthyer lokalin në bazë të shpërndarjes së drogës, arrestohet 24-vjeçari në Fier
9 Gusht 2020, 08:56Nga DOSJA
FIER- Policia e Fierit ka goditur sot një rast të shpërndarjes së drogës. Në një postim për mediat, policia njofton se janë sekuestruar 24 doza dhe është arrestuar poseduesi i tyre. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.B. 24-vjeç banues në Lushnje. Policia shton se ai shpërndante lëndë narkotike në doza në lokalin që kishte me qira në fshatin Krutje të Lushnjes.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave në formë dozash. Sekuestrohen 24 doza kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: M.B., 24 vjeç, banues në Lifaj, Lushnjë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M. B. shpërndante lëndë narkotike në doza në lokalin që kishte me qera në fshatin Krutje të Lushnjes, gjatë kontrollit të ushtruar, 24-vjeçarit ju gjetën 24 doza kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, njofton Policia.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur në rrjetet sociale se sot është një ditë e trishtë. Ky reagim saj vjen për ndarjen nga jeta të ...
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo kërkon nga qytetarët që të vijojnë të kujdesen dhe të respektojnë masat në luftën kundër COVID-19. Në një postim në ...
SHKODËR- Detaje të reja kanë mësuar për vrasjen që tronditi sot bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është ...
SARANDË- Një 13-vjeçar ka humbur jetën sot në Sarandë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se ai është dërguar pa shenja jetë në spital.Deri tani më...
VAU I DEJËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 27-vjeçarit, Gjin Ndoji në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Burimet bëjnë me dije se viktima mba...
TIRANË- Deputeti Fate Velaj, i cili është dhe artist ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij Arben Bajo. Në një postim në mediat sociale, Velaj shk...