Aktualitet

Vrasja e të riut në Shkodër, gjendet një automjet i djegur. Dyshohet se ekzekutimi është bërë për gjakmarrje

9 Gusht 2020, 07:51 Nga DOSJA
Vrasja e të riut në Shkodër, gjendet një automjet i djegur.

SHKODËR- Detaje të reja kanë mësuar për vrasjen që tronditi sot bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është gjetur i vrarë me plumb në kokë.

Dyshimet e para janë se ai mund të jetë ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton se ka precedentë penal të mëparshëm. Po ashtu mësohet se mjeti pranë të cilit është gjetur i vdekur Ndoji, e kishhte marrë me qira pak ditë më parë.

Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin ndoji vrasje ne shkoder gjin ndoji vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll