Aktualitet

Njolla gjaku në rrugë/ Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua me një plumb në kokë 27-vjeçari

9 Gusht 2020, 07:47 Nga DOSJA
Njolla gjaku në rrugë/ Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua

VAU I DEJËS- Dalin pamjet nga fshati Shkjezë i Vau të Dejës, ku u ekzekutua, 27-vjeçari nga Shkodra, Gjin Ndoji (Boriçi). Siç shihet në pamjet e mëposhtme në vendin e ngjarjes, ndodhen gjurmët e gjakut të viktimës si dhe makina tip BMW luksoze me të cilën ai po udhëtonte. Këtë makinë i riu e kishte marrë me qera disa ditë më parë.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Shkjezë. I riu është qëlluar me një plumb në kokë. Dyshohet se ai është ekzekutuar për gjakmarrje pasi rezulton me precedent penal në fushën e krimeve. Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin boriçi gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës gjin boriçi gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll