Bota

Italia dërgon aeroplanin e dytë me pajisje mjekësore drejt Libanit pas shpërthimit tragjik

6 Gusht 2020, 15:42 Nga DOSJA
Italia dërgon aeroplanin e dytë me pajisje mjekësore drejt

LIBAN–  Ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e së martës në Bejrut të Libanit tronditi  jo vetëm libanezët por mbarë botën. Ndërkohë kanë nisur edhe ndihmat e para për vendin nga shtetet e tjera.

Së fundmi është raportuar se Italia ka dërguar aeroplanin e dytë që ka transportuar pajisje mjekësore në Liban.

Italia ka dërguar 8.5 tonë pajisje mjekësore në Liban, ndërsa Ministria e Jashtme tha që avioni i dytë u nis nga Brindisi mëngjesin e kësaj  të enjteje pas një kërkese nga autoritetet libaneze.

Në një deklaratë, ministria e jashtme tha se ndihma italiane “përfaqëson një shfaqje të re miqësie dhe solidariteti ndaj popullit dhe autoriteteve libaneze”.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shpërthimi masiv në liban shpërthimi masiv në liban

Sondazh

Poll