Bota

Bilanci i Covid-19 në botë/ Shkon mbi 19 milionë numri i të infektuarëve nga koronavirusi, rriten rastet e reja në Gjerman

6 Gusht 2020, 14:48 Nga DOSJA
Bilanci i Covid-19 në botë/ Shkon mbi 19 milionë numri i të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,976,056 të infektuar dhe janë shënuar 161,679 viktima. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 49,698, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 829 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 97,418 viktima dhe 2,862,761 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.267 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,606.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,528 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 37 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,181 viktima dhe në Francë 30,296, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,498.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll