Bota

Michelle Obama bie në depresion, rrëfen problemet me gjumin: Zgjohem natën, më rëndon diçka dhe një pjesë të fajit e ka

6 Gusht 2020, 14:17 Nga DOSJA
Michelle Obama bie në depresion, rrëfen problemet me gjumin: Zgjohem

SHBA– Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka deklaruar se vuan nga depresioni.  

Përmes një podcast-i, vetëm dy ditë pasi festoi ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Barack Obama, Michelle ka rrëfyer se ka ulje dhe ngritje emocionale, problem me gjumin dhe vështirësi në përjetimin e rutinës së përditshme.

Ndër të tjera, Michelle Obama shprehet se kjo gjë i ka ardhur për shkak të dallimeve raciale, lëndimeve dhe keqtrajtimeve të njerëzve me ngjyrë që dëgjon dita-ditës. Ish-zonja e parë e SHBA-ve tregon gjithashtu se një ndër shkaqet që e ka futur në depresion është edhe mënyra se sip o administron çdo gjë, Presidenti aktual, Donald Trump.

Unë ngrihem në mesin e natës sepse jam e shqetësuar ose se më rëndon dicka. Këto nuk janë kohë të qeta, shpirtërisht. Unë e di se po përballem me një formë depresioni të shkallës së ulët. Jo për shkak të karantinës por për shkak të dallimeve raciale, dhe për shkak se po shoh këtë administratë dhe hipokrizinë e saj, ditë pas dite.  E gjithë kjo është dëshpëruese. Dhe kjo më ka ngarkuar me një peshë që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time,”- tregon Obama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michelle obama michelle obama ne depresion michelle obama michelle obama ne depresion

Sondazh

Poll