Bota

Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Libani mbetet i pasigurt, çfarë pritet të ndodhë të premten

6 Gusht 2020, 13:58 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Libani mbetet i pasigurt,

LIBAN– Kryeqyteti libanez, Bejruti dy ditë më parë u trondit fuqishëm të pas një shpërthimi masiv i cili u ka marrë jetën të paktën 137 personave  dhe ka plagosur 5 mijë të tjerë. Por Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan deklaron se mund të jenë më shumë sesa 5 mijë njerëz të plagosur, si dhe raportohet për njerëz  të zhdukur.

Zyrtari i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh tha se po bëhen përpjekje për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave dhe shtëpive që ndodheshin afër vendit të shpërthimit.

Kujtojmë se shpërthimi tragjik ka ndodhur në zemër të portit të Bejrutit, në zonën e magazinave të mbushura me eksplozivë, duke shkaktuar kështu një shkatërrim të gjerë.

Sa i përket kësaj ngjarje të rëndë Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Libanit, NNA dhe dy burime të sigurisë thanë se shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë. Dyshohet se shkak për shpërthimin e ndodhur pranë portit, u bë një sasi e madhe nitrati amoni, e cila ishte vendosur në depo pasi u kap nga një anije tregtare në vitin 2014.

Por sot, teksa kanë kaluar dy ditë nga shpërthimi tragjik, ajo që shqetëson më shumë është se shpërthimi ndodh në një kohë kur një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah.

Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësit sunitë të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një su lmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale.

Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin kryeqytetin libanez , duke paralajmëruar zhvillime tronditëse të premten e gjyqit për vrasjen e ish-udhëheqësit Rafik Hariri.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll