Bota

Kalon perimetrat e sigurisë pa rënë fare në sy, shqiptari tenton të arratiset nga burgu në Kosovë, vihet re sapo del nga

6 Gusht 2020, 13:29 Nga DOSJA
Kalon perimetrat e sigurisë pa rënë fare në sy, shqiptari

KOSOVË– Një shqiptar nga Kosova ka tentuar të arratiset nga bugu, sapo ka vënë re që mund të kapërcente perimetrat e sigurisë pa u vënë re nga askush.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Qendrën Korrektuese Smrekonicë. Sipas njoftimit zyrtar nga SHKK-ja, i burgosuri me inicialet H.Sh., ka kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme. Pikërisht në këtë moment është vënë re nga stafi, i cili ka ndërhyre, duke bërë që i dënuari të kthehet sërish në qeli.

Personi që tentoi arratisjen është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale ndihmë në grabitje.

Njoftimi i plotë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë. Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen. I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. H. SH. është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove shqiptari tenton te arratiset nga burgu kosove shqiptari tenton te arratiset nga burgu

Sondazh

Poll