Bota

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Vdesin 16 pacientë dhe infektohen 196 të tjerë në 24 orët e fundit 

6 Gusht 2020, 13:11 Nga DOSJA
Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Vdesin 16 pacientë dhe infektohen

KOSOVË – Në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 pacientë të infektuar nga virusi Corona, dhe mësohet se janë konfirmuar të prekur edhe 196 njerëz të tjerë.

Ky lajm vjen i konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK ku me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultuan pozitive 196 raste.

Lajmi i mirë është se brenda një dite janë shëruar edhe 134 persona të infektuar nga Covid-19, duke e çuar në 3.908 numrin total të të shëruarve në Kosovë.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në  9.688 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërsa numri  i viktimave ka shkuar në 300.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll