Bota

Shpërthimi tragjik/ Shkon në 157 numri i viktimave në kryeqytetin libanez

6 Gusht 2020, 15:12 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik/ Shkon në 157 numri i viktimave në kryeqytetin

LIBAN– Ka shkuar në 157 numri i viktimave në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi dy ditë më parë.

Ky lajm është bërë me dije nga autoritetet vendase ndërsa numri i të plagosurëve raportohet të jetë më shumë se 5 mijë.

Zyrtarët vendas kanë deklaruar se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë pasi deri më tani kanë rezultuar shumë persona të zhdukur.

“Pritet që numri i viktimave të rritet ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë për njerëzit e shpallur të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave pranë portit.”- thuhet në një njoftim zyrtar.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll